Qeveria pakistaneze shpall gjendjen e emergjencës kombëtare pas përmbytjeve masive!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria pakistaneze shpall gjendjen e emergjencës kombëtare pas përmbytjeve masive!

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore. Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë.

Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet – rreth 15% e popullsisë. Vendi ka bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe Sharif zhvilloi një takim me ambasadorët e huaj në Islamabad. Ai tha se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet këtë sezon ishin të krahasueshme me ato të përmbytjeve të viteve 2010-11. Më herët, ministrja për klimën Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë të reshjeve sezonale “ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash”.

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive. Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat – veçanërisht rajoni i Sindh. Ministrja Rehman tha të enjten se autoritetet lokale kishin kërkuar një milion tenda për të strehuar njerëzit e zhvendosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE