“Ervis Martinaj është marrë peng”, deklarata “bombë” e Artan Hoxhës
Gazetari Artan Hoxha foli në studion e lajmeve të ABC në lidhje me ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit, ku në krye qëndron zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.
Sipas Hoxhës, Ervis Martianj është aktualisht personi më i kërkuar në Shqipëri. Prej kohësh është përmendur emri i grabitësit të miliona eurove në Rinas, Talo Çela si më i kërkuar, por sipas Artan Hoxhës, sot për sot më i kërkuar është Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur.
Gazetari ka shtuar se Ervis Martianj në të vërtetë ashtu siç mori edhe emrin, ishte “mbreti” i lojrave t fatit në Shqipëri. Sipas tij vetëm taksa paguheshin prej kompanive të tij 70 milion euro. Sipas Hoxhës në kompanitë e Ervis Martinajt ishin të punësuar rreth 16 mijë njerëz.
Në fund Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Ervis Martinaj është marrë peng ndërsa në treg po qarkull një grabitqar shumë herë më i madh.