Einxhel Shkira pozon përsëri me barkun e rrumbullakosur!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Einxhel Shkira pozon përsëri me barkun e rrumbullakosur!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//einxhel-shkira-pozon-perseri-me-barkun-e-rrumbullakosur.jpeg)
Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Së fundmi Einxhel dhe Dagz na kanë prezantuar me portretin e tyre të parë familjar. Çifti ka postuar në Instgram një foto nga pushimet e tyre disa javë më parë në Turqi, ku Einxhel duket me barkun e rrumbullakosur dhe të përqafuar ndodhen brenda një pishine të rrethuar me delfina. Me anë të kësaj foto, Einxhel dhe Dagz kanë falenderuar të gjithë personat për fjalët e dashura dhe urimet për familjen e tyre të re.
E duket se tashmë Einxhel nuk i kursen fotot duke treguar barkun e rrumbullakosur e kështu ka qenë edhe postimi i fundit i saj në Instagram, ku bukuroshja duket e veshur me pantallona, bluze dhe kapele ngjyrë rozë, duke na lënë të kuptojmë se për momentin kjo është e saj e preferuar.
Prezantuesja padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj lajmeve apo situatave që kanë lidhje me fëmijët dhe ka reaguar tepër e revoltuar ndaj një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku 5 burra kanë dhunuar një 5-vjeçare.