Einxhel Shkira shprehet e revoltuar ndaj komentit të ndjekësit në foton e saj të fundit!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira shprehet e revoltuar ndaj komentit të ndjekësit në foton e saj të fundit!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Së fundmi Einxhel dhe Dagz na kanë prezantuar me portretin e tyre të parë familjar. Çifti ka postuar në Instgram një foto nga pushimet e tyre disa javë më parë në Turqi, ku Einxhel duket me barkun e rrumbullakosur dhe të përqafuar ndodhen brenda një pishine të rrethuar me delfina. Me anë të kësaj foto, Einxhel dhe Dagz kanë falenderuar të gjithë personat për fjalët e dashura dhe urimet për familjen e tyre të re.

E duket se tashmë Einxhel nuk i kursen fotot duke treguar barkun e rrumbullakosur e kështu ka qenë edhe postimi i fundit i saj në Instagram, tek i cili është revoltuar shumë me komentin e një prej ndjekësve të saj. Einxhel nuk ia ka kursyer aspak përgjigjen madje e ka postuar atë edhe në Instastory, duke bërë një reagim të dytë.

 Komenti i ndjekësit: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“.

Einxhel nuk ia ka kursyer aspak përgjigjen madje e ka postuar atë edhe në Instastory, duke bërë një reagim të dytë.

Einxhel: “Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.

Prezantuesja padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj lajmeve apo situatave që kanë lidhje me fëmijët dhe ka reaguar tepër e revoltuar ndaj një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku 5 burra kanë dhunuar një 5-vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE