Pas shkarkimit të Gledis Nanos reagon ambasada e SHBA-ve në Tiranë!
Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosura. Teksa tha se Nano nuk i ka realizuar detyrat, Çuçi ka shtuar se deri në një vendim të dytë Drejtor i Policisë do të jetë Tonin Vocaj i cili aktualisht mban postin e nëndrejtorit.
Ndërkaq, pas shkarkimit nga detyra të Gledis Nanos, ka reaguar Ambasada e SHBA-ve në Tiranë me anë të një postimi në Twitter:
I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.
I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i 🇺🇸 si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 31, 2022