Se çfarë duhet ti themi vetes çdo ditë, këtë na e tregon Klea Huta!
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Klea shpesh poston foto nga përditshmëria e saj e së fundmi ka postuar disa foto në Instagram, ku ka dhënë një këshillë shumë të vyer për të gjitha vajzat që e ndjekin atë dhe jo vetëm, duke na treguar kështu se çfarë duhet ti themi vetes çdo ditë për të arritur ato çfarë duam, të ecim para dhe të jemi të pamposhtura.
E fortë, e fuqishme, e bukur, harmonike, e lumtur
Sa shpesh ja thoni vetes keto fjale?
E së fundmi teksa ka realizuar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj ku këta të fundit mund t’i drejtojnë pyetje të ndryshme për të cilat janë kuriozë, bukuroshja është pyetur se me çfarë projekti do ta shohim në ekran. Prezantuesja jo vetëm që nuk na e ka kursyer një përgjigje, por dhe na ka bërë shumë entuziastë për pritjen në rikthimin e saj.
Në festën e ditëlindjes së djalit të tyre, i cili festoi dy vjetorin para pak kohësh, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, producenti vendosi ta propozojë për herë të parë për martesë partneren e tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.