Fedez dhe Chiara Ferragni festojnë sot 4-vjetorin e martesës!
Fedez dhe Chiara Ferragni festojnë 4 vjet martesë. Ishte dita e parë e shtatorit 2018 kur çifti, në Noto, përballë djalit të tyre Leone, vetëm 5 muajsh dhe miqve dhe familjes u betuan për dashuri të përjetshme. Muzikanti ka postuar fillimisht një video të asaj dite të paharrueshme, momentin kur Chiara mbërrin në altar, e bukur dhe e ndritshme.
Në një postim të shoqëruar me 2 fotografi të ditës së dasmës, në praninë e djalit të vogël, i lindur më 19 mars 2018, ndërsa fëmija i dytë, Vittoria ka lindur më 23 mars 2021, Fedez shkruan:
4 vite martesë së bashku, kurrë si sot ajo frazë ‘në gëzim dhe në dhimbje, në shëndet dhe në sëmundje’ është e mbushur me një kuptim të thellë pothuajse të pamundur për t’u shpjeguar me fjalë. Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që ishe pranë meje në këtë vit të komplikuar, faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundjen, por mbi të gjitha faleminderit që më dhe gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të bukur, arsyeja e vetme për të luftuar. Të dua Ferry.
Nga ana tjetër, edhe Chiara kishte një urim emocionues për të ku shkruhej:
Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Katër vite si çift i martuar dhe gjashtë vite bashkë. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të preferoja ta kaloja këtë jetë, në të mirë e në të keq. Të dua, gjithmonë dhe përgjithmonë.