Ju prezantojmë me modelin më “IN” të këpucëve për sezonin e vjeshtës!
Pupat e hijshme të baletit prej sateni mund të mos jenë gjëja e parë që prisni të shihni në një pasarelë vjeshtë/dimër, megjithatë Miu Miu nuk i kushtoi vëmendje motit dhe e shoqëroi koleksionin e saj me pupat e baletit të rehatshme por shumë elegante, të cilat pritet të bëhen këpucët e sezonit. Ky stil na riktheu në koleksionin Pranverë/Verë 2016 të markës, i cili për herë të parë solli në plan të parë këpucët kult që lidhen me një fjongo dhe zbukurohen me rripa lëkure me kopsa metalike.
Këtë herë këpucet e balerinave vijnë në një version më minimal dhe janë të disponueshme në një sërë nuancash si blu, e kuqe, rozë dhe e bardhë. Një për çdo rast, apo jo? Redaktorja e modës, Julia Hobbs i ka kombinuar të sajat me gjithçka, nga pantallonat rrjetë deri tek fustanet mini, si në shtëpi ashtu edhe në pushime.
Mjafton t’i hidhni një sy pamjeve të koleksionit të Miu Miu, ku vishej mbi çorape dhe shoqërohej me funde me palosje, pantallona të shkurtra lëkure, funde mikro mini. Për ata që ende dëshirojnë versionin origjinal, do të jeni të lumtur të dini se marka i ka rikthyer ato në një gamë ngjyrash.
I vendosur si trend, shoqëruar edhe me rritjen mbi 50% të shitjeve nga periudha e pandemisë, rikujtojmë se është rikthimi i takave, një dëshirë apo nevojë e vajzave për të qenë më elegante mbi to. Në Europë kjo veshje nuk iku kurrë nga moda, por Amerika, për shkak edhe të ritmit të ditës, në lëvizje të gjata, dukej sikur ishte shkëputur nga kjo lloj elegance por si për gjithçka, edhe për takat, duket se po rikthehet koha dhe moda.