Meta: Është shkelur parimi i sigurisë; organet e drejtësisë të hetojnë

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meta: Është shkelur parimi i sigurisë; organet e drejtësisë të hetojnë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pasi njoftoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Meta tha gjatë konferencës seAutoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama.

“Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituar kallëszim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje.

Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Spërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik; Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim.

Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verifikimit për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruse pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ili Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione”, tha Meta.

Një pjesë nga fjalimi i Metës:

Anëtarët e AIDSSH pa asnjë dyshim që kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Referuar nenit 25 të Kodit Penal, ku parashikohet se “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.”, ju bëj me dije se të gjitha veprat e kallëzuara janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin.

Është detyrim ligjor i pashmangshëm që organet e hetimit, të administrojnë:
-Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit.
-Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve. Në këtë regjistër të verifikohet se kur janë kërkuar, zhvendosur e shfrytëzuar dosjet për subjektin F.T.
-Procesverbalin/et e mbledhjeve të bordit të AIDSSH për rastin në fjalë që ka të bëjë me vendimin për të informuar Kuvendin si dhe çdo lloj diskutimi apo vendimmarrje që lidhet me subjektin F.T.

– Të administrohet edhe varianti audio i këtyre mbledhjeve.
-Administrimin e tabulateve telefonike dhe çdo komunikim tjetër elektronik të anëtarëve të AIDSSH përpara, gjatë dhe pasi kanë marrë denoncimin “anonim”elektronik.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE