Seksi në natyrë, një eksperiencë që duhet përjetuar me patjetër! Disa këshilla se si ta shijoni si ‘ekspertë’!
Kjo është një nga fantazitë më të zakonshme të njerëzve. E kemi fjalën për seksin në natyrë. Mund të jetë e paligjshme por ndjenja e të ndaluarës dhe adrenalina të kombinuara së bashku, e bën të gjithë skenën edhe më joshëse. Megjithatë, sado spontane të duket, në realitet të kesh sukses dhe të mos përfundosh keq kërkon pak përgatitje. Ja disa këshilla se si ta shijoni në maksimum këtë eksperiencë…
1. Duhet të keni kujdes se çfarë vishni
Për të pasur sukses duhet të vishni një fustan apo një fund të rehatshëm përndryshe gjërat janë të vështira. Pra, në rast se ju duhet të mbuloheni, thjesht lini fustanin ose fundin të bjerë dhe do jeni më rehat. Konsideroni të vishni një palë të brendshme të lirshme… ose fare, fundja.
2. Ku po shkoni?
Zakonisht kur themi seks jashtë nënkuptojmë jo plazh tani në verë, por vende në mal dhe natyrë në përgjithësi. Ka shumë vende që mund t’i kontrolloni për t’u përgatitur paraprakisht. Dhe gjithmonë hidhni një sy përreth, mos u shqetësoni vetëm për ta shijuar si akt.
3. Cila kohë e ditës është më e mira?
Është e qartë se ju nuk mund të shkoni në park në mes të ditës për t’u futur në aksion. Padyshim që nata është zgjedhja më e mençur sepse ju keni avantazhin që nuk ka dritë. Pra, nëse nuk dini ndonjë vend që njerëzit nuk kalojnë kurrë, konsideroni të bëni seks diku jashtë gjatë natës.
4. Pozicionet
Fatkeqësisht, nuk keni shumë opsione këtu. Pozicioni më i përshtatshëm është në këmbë. Është e lehtë dhe e përshtatshme, pavarësisht nëse jeni ballë për ballë ose partnerja me kurriz. Në këtë mënyrë jeni gati të ndaloni nëse dikush kalon aty afër.
5. Shkoni të përgatitur
Nëse e dini se ka mundësi që të bëni seks, përgatituni! Do të jetë mirë që të keni prezervativë dhe peceta.
6. Mos bëni zhurmë
Është e qartë se kur bëni seks jashtë nuk mund të bërtisni që t’ju dëgjojnë të gjithë. Duhet të heshtësh plotësisht dhe sigurisht që edhe kjo ka kënaqësinë e vet. Kjo do t’ju vendosë më shumë në një atmosferë ku ju eksiton e ndaluara.