Sot mbledhja e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, fokusi te tregtia pa kufizime e ushqimeve!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot mbledhja e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, fokusi te tregtia pa kufizime e ushqimeve!

Finalizimi i marrëveshjes për tregtinë pa kufizime të ushqimeve është sot në fokus të takimit të radhës së samitit “Ballkani i Hapur” në Beograd. Kjo pritet zhbllokojë tregtinë mes shteteve anëtare të nismës, Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Synohet të mos përsëriten situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë, ndërsa Maqedonia e Veriut, vajin.

Krahas liderëve të vendeve që e krijuan Ballkanin e Hapur, kryeministrit Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin e Beogradit konfirmuan pjesëmarrjen edhe zyrtarë nga Hungaria e Turqia. Dy vendet përfaqësohen me ministrat e Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto e Mevlut Çavusoglu.

Ndërkohë, ashtu si edhe në takimin e fundit të iniciativës “Ballkani i Hapur”, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Në konferencën e përbashkët në Ohër në muajin qershor, Abazoviç u shpreh se “Ballkani i Hapur” është fytyra re e Ballkanit Perëndimor.

Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor, të gjitha temat e adresuara kanë të bëjnë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë , por gjashtë dhe “Open Balkan” të ketë më shumë pjesëmarrës. Pra të bëjmë gjërat që qytetarët kërkojnë nga ne. Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë. Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim. Ishte nder për mua dhe kënaqësi të isha këtu. Ju uroj sukses të madh dhe dua të them që Maqedonia e Veriut e ka arsyetuar rolin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE