Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës Turke të Futbollit, nuk dihen shhkaqet!
Në drejtim të selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.
Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje. Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.
Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.
Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Twitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.