Këshilli i Europës kritika Holandës për refugjatët!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këshilli i Europës kritika Holandës për refugjatët!

“Prej kohësh, situata me të cilën përballen azilkërkuesit në Holandë ka qenë e papranueshme dhe është përkeqësuar gjatë muajve të fundit”. Kështu shkruan komisionerja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç në një letër drejtuar sot qeverisë holandeze.

Duke iu referuar veçanërisht qendrës së regjistrimit të refugjatëve Ter Apel, ku qindra refugjatë kanë fjetur jashtë, Mijatoviç thekson se “gjendja aktuale duket se nuk arrin as standardet minimale të përcaktuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Zyrtarja nuk e fsheh shqetësimin për vonesat në ofrimin e duhur të strehimit dhe i kërkon qeverisë holandeze “të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar akses në strehim të përshtatshëm, ushqim, ujë të pijshëm dhe objekte sanitare”. Po ashtu, të mbrojë në mënyrë efektive të drejtën për shëndetin e njerëzve në qendër.

Mijatoviç shprehu edhe shqetësimin për ato që i cilëson “ndryshime të forta në trajtimin që u jepet ukrainasve” në krahasim me të kombësive të tjera.

Trajtimi diskriminues duhet të parandalohet!

Më tej risolli në vëmendje vdekjen e një foshnjeje 3-muajshe në Ter Apel më shumë se një javë më parë, duke përshëndetur vetëm faktin se ka një hetim në vazhdim për të gjetur shkaqet.

Autoritetet holandeze në Hagë thanë sot se “asnjë akt kriminal nuk ka ndodhur”, por zyrtarët shëndetësorë po vazhdojnë hetimet e tyre.
Një javë më parë, qeveria holandeze njoftoi se do të alokojë fonde shtesë për strehimin e refugjatëve. Këshilli i Europës monitoron të drejtat e njeriut në 46 vendet e tij anëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE