Nuk morën dot vendime për asnjë nga akuzat, shkarkohet juria në gjyqin e Ryan Giggs!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nuk morën dot vendime për asnjë nga akuzat, shkarkohet juria në gjyqin e Ryan Giggs!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//nuk-moren-dot-vendime-per-asnje-nga-akuzat-shkarkohet-juria-ne-gjyqin-e-ryan-giggs.jpeg)
Juria në gjyqin e yllit të Manchester United, Ryan Giggs, është shkarkuar pasi nuk ka arritur të marrë vendime për asnjërën nga akuzat. 48-vjeçari mohoi ta ketë goditur ish-partneren Kate Greville gjatë një sherri në shtëpinë e tij në nëntor të vitit 2020.
Gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit që zgjati katër javë, ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për sjellje kontrolluese, si dhe mohoi ta ketë sulmuar motrën e Kate, Emma, 26 vjeçe. Juria nuk kishte arritur të merrte vendim për asnjë nga tri akuzat kundër Giggs, i cili ishte trajner i Uellsit derisa dha dorëheqjen në qershor, pas ngritjes së akuzave ndaj tij.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/nuk-moren-dot-vendime-per-asnje-nga-akuzat-shkarkohet-juria-ne-gjyqin-e-ryan-giggs-6311b3a33ea33.jpg)
Gjyqtarja Hilary Manley i kishte pyetur anëtarët e jurisë nëse kishin marrë vendim për ndonjë pikë, ndërsa kryetari i jurisë u përgjigj “jo”. I pyetur nëse kishte ndonjë “perspektivë reale” që ata të arrinin vendime nëse u jepej më shumë kohë, kryetari u përgjigj përsëri me “jo”.
Më pas, gjyqtarja i ka falënderuar ata dhe i ka shkarkuar duke i paralajmëruar që të mos e diskutojnë çështjen, pasi mund të ketë një gjykim tjetër të çështjes në të ardhmen. Manley ka thënë se “ishte e qartë se ata u përpoqën shumë për të marrë vendime” dhe nuk duhet të ndiheshin “të zhgënjyer”.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/nuk-moren-dot-vendime-per-asnje-nga-akuzat-shkarkohet-juria-ne-gjyqin-e-ryan-giggs-6311b3a4c4e16.jpg)
Çdo rigjykim nuk do të bëhet të paktën deri më 5 qershor 2023, ka sqaruar gjyqtarja e rastit. Prokuroria ka një javë kohë për të vendosur nëse do ta vazhdojë një rigjykim dhe nëse kjo ndodh, atëherë një juri e re do të betohet, e cila do t’i dëgjojë provat si pjesë e një gjyqi të ri. Nga ana tjetër, Giggs është liruar me kusht deri më 7 shtator, ndërsa ajo që do të ndodhë pas kësaj date për këtë rast, do të diskutohet në një seancë tjetër.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/nuk-moren-dot-vendime-per-asnje-nga-akuzat-shkarkohet-juria-ne-gjyqin-e-ryan-giggs-6311b3a591a01.jpg)