Zgjedhjet e lira në rrezik? Biden: Demokracia amerikane nën sulm!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet e lira në rrezik? Biden: Demokracia amerikane nën sulm!

Joe Biden bëri thirrje që amerikanët të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor, ndërsa vijoi me kritikat ndaj politikanëve që mbështesin ish-presidentin Donald Trump.

Barazia dhe demokracia janë nën sulm.

Republikanëve të moderuar, presidenti amerikan iu kërkoi të bashkojnë forcat me demokratët, duke theksuar se “i vetmi qëllim duhet të jetë mbrojtja e demokracisë, pavarësisht nga ideologjia”.

Për një kohë të gjatë, ne kemi pasur bindjen se demokracia amerikane është e garantuar. Por, nuk është ashtu. Duhet ta mbrojmë atë. Mbrojeni atë!

Biden foli në Filadelfia, vendlindjen e demokracisë amerikane dhe fjalimi është pjesë e një kthese të fortë teksa afrohen zgjedhjet e Kongresit.
Kam ardhur këtu në vendin ku e ka zanafillën gjithçka, që t’i flas hapur kombit për kërcënimet me të cilat përballemi. Për forcën që kemi në dorë për t’u përballur me këto kërcënime. Dhe për të ardhmen e jashtëzakonshme që na pret nëse zgjedhim këtë rrugë.

Në shënjestër vuri lëvizjen e ish-presidentit Trump: “Ta bëjmë Amerikën Përsëri Madhështore” dhe vetë paraardhësin, duke e përmendur me emër, ndryshe nga më parë.

Ish-presidenti Trump dhe republikanët që mbështesin MAGA-n, përfaqësojnë esktremizmin që kërcënon vetë themelet e republikës sonë. Forcat e saj janë të vendosura ta çojnë këtë vend prapa. Prapa, tek një Amerikë ku nuk ekziston e drejta për të zgjedhur, e drejta për privatësi, e drejta për kontraceptivë, e drejtë për t’u martuar me atë që do.

Biden tha se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të vidhen nga ata që thjesht refuzojnë të pranojnë se kanë humbur.

Zgjedhjet e lira në rrezik?

Historianë, studiues e disa zyrtarë të zgjedhur thonë se me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, përcaktohet mënyra si shihen zgjedhjet e lira dhe përkushtimi ndaj sundimit të ligjit. Ata thonë se humbja e shumicës nga demokratët në Kongres jo vetëm që do ta bënte Bidenin president joefektiv, por mund ta kthente kontrollin mbi certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale tek simpatizantët e Trump-it, disa prej të cilëve kurrë nuk e pranuan fitoren e shefit të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE