Arbana Osmani ndan momente brenda festës së mikpritjes të Zoit!
Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.
Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur. E padyshim që për mikpritjen e Zoit nuk mund të mos organizohej një festë e madhe. Ka qenë vetë Arbana ajo që na ka treguar disa pamje nga ambienti festiv që është mbajtur për engjëllin e vogël ku nuk mund të mungonte dhe dekori në ngjyrë rozë.
Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.
Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi që na presin nga ky edicion.