Mbi 50% e përdorusve të ‘smartphone’-ve në SHBA kanë iPhone!
Duke pasur parasysh jetëgjatësinë dhe mbajtjen e përdoruesve të iPhone, hulumtimi i ri thotë se pak më shumë se 50% e përdoruesve aktivë të smartfonëve në SHBA janë në iOS. Counterpoint Research ka raportuar më parë se në baza tremujore, shitjet e Apple të iPhone janë në rritje.
Hulumtimi i ri nga Counterpoint diskuton grupin total të instaluar të telefonave të avancuar që janë aktualisht në përdorim aktiv dhe iPhone-ët tani përbëjnë pak më shumë se 50% të telefonave të avancuar të përdorur në mënyrë aktive në Shtetet e Bashkuara. Sipas Financial Times, analistët e Counterpoint kanë thënë se kjo është përqindja më e lartë e përdoruesve aktivë të smartfonëve Apple që nga dalja në treg e telefonit të parë origjinal të iphone në vitin 2007.
Prej më shumë se një muaji filluan të qarkullonin lajmet se Apple do të nxirrte në treg iPhone 14, por për shkak të shumë problemeve mes shteteve data ende nuk ishte konfirmuar. Askush nuk e dinte nëse Apple do të zhvillonte eventin në muajin shtator si gjithmonë. Së fundmi është bërë e ditur se eventi special i radhës nga Apple është vetëm disa ditë larg, dhe nëse veçse raportet e fundit janë të sakta, atëherë eventi do të mbahet të mërkurën e 7 shtatorit.
Forbes raporton se Mark Gurman nga Bloomberg, para disa ditësh raportoi për datën për të cilën ai mendon se është e saktë. Por që në fakt, ai nuk ishte i pari që e parashikoi këtë datë. Javën e kaluar, Max Weinbach tha se eventi do të mbahet me 7 shtator dhe jo me 13 shtator, siç ishte thënë më herët.