Kriza energjetike/ Çekët në revoltë, kërkohet marrëveshje me Moskën!
Republika Çeke po përballet me revolta dhe protesta pas krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve. Rreth 70, 000 njerëz u mblodhën në Pragë për të protestuar kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike.
Përfaqësues nga ekstremi i djathtë dhe i majtë u bënë bashkë në një tubim “Republika Çeke e para”, ndërsa bënë thirrje për një marrëveshje të re me Moskën lidhur me furnizimin me gaz. Gjithashtu protestuesit brohorisnin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Fiala.
Demonstrata në sheshin Wenceslas , e njohur historikisht një vend i mosmarrëveshjeve masive në kryeqytetin çek, Pragë – dukej se shënoi fundin e një periudhe relativisht të qetë të politikës së brendshme që kur Fiala mori detyrën dhjetorin e kaluar.
Ndërkohë organizatorët kanë paralajmëruar mitingje, një tjetër është planifikuar në datën simbolike të 28 shtatorit, dita e shtetit çek, nëse qeveria nuk jep dorëheqjen deri më 25 shtator.