Nga lutja për një dëshirë te dashuria e pakushtëzuar, ja çfarë do të thotë nëse shpesh e zini orën në 11:11

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga lutja për një dëshirë te dashuria e pakushtëzuar, ja çfarë do të thotë nëse shpesh e zini orën në 11:11

Nëse shpesh e zini orën në 2:22, 3:33, 11:11, 12:12…kjo do të thotë që universi po përpiqet t’ju tregojë diçka.

Numrat përsëritës nuk janë rastësi e thjeshtë dhe as çështje e fatit. Si një simbol i qartë i sinkronizmit, numrat e përsëritjes fshehin një mesazh më të thellë që vjen nga bota shpirtërore dhe zbulon sekrete të fshehura.

Sipas besimeve popullore, ajo tregon një ‘realitet të madh’ që jo gjithmonë lidhet me realitetin e jetës së përditshme.

Më i fuqishmi është numri 11, veçanërisht në formën e tij të dyfishtë 11:11.

Kur e zini orën në 11:11, kjo do të thotë se kujtesa juaj është duke aktiviziuar. Ajo stimulon një gjë që e keni harruar dhe dëshmon që ju jeni në rrugën e drejtë.

E parë si një ndërhyrje hyjnore, është kryqëzimi ndërmjet realitetit më të lartë dhe botës fizike.

Kur një gjë e tillë ju ndodh, ndaluni për një minutë dhe mendoni një dëshirë.

Kjo orë ju ndihmon që të koncentroheni dhe ju ndihmon që të shikoni barrierat në mes të realitetit dhe iluzionit.

Nëse e zini orën në 11:11, do të thotë se jeni gati t’i lëshoheni një dashurie të pakushtëzuar dhe të kapërceni të gjitha pengesat. Numrat Master kanë një kuptim të ndryshëm dhe secili prej tyre përfaqëson një hap ose një nivel tjetër fillimi në udhëtimin tonë shpirtëror në Tokë.

Numri 11 përfaqëson lindjen tonë dhe kur e shikojmë orën në 11:11, ajo na kërkon që të ndërtojmë një strukturë te re në jetën tonë, jetën që kemi ëndërruar gjithmonë dhe na bën të kujtojmë qëllimet për të cilat jemi duke jetuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE