Është shtatzanë? Armina Mevlani përgjigjet dhe shpreh dëshirën e madhe!
Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.
Së fundmi bukuroshja ka postuar në Instastory një ‘Ask’, për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse është shtatzanë. Armina është aluduar disa herë për një shtatzani të mundshme edhe kësaj herë bukuroshja nuk ka ngurruar ti përgjigjet kësaj pyetje duke e mohuar këtë fakt dhe duke shprehur një dëshirë të madhe të saj.
Jo, akoma por do doja ta përjetoja së shpejti këtë eksperiencë
Para pak javësh, një nga temat kishte të bënte lidhur me puthjet në publik dhe bukuroshja u shpreh kategorikisht kundër çifteve që e bënin këtë. Kjo deklaratë e blogeres shkaktoi disa kundërshtime në studio.
Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.