Këto janë 5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

vovalbania September 05, 2022 0 koment 5 Mund të lexoni në minuta.
Këto janë 5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

Historia e racës njerëzore, është një sagë e gjerë rrëfimesh magjepsëse. Ndër vite ka pasur shumë triumfe, por më shumë në sy priren të bien momentet e këqija. Në fakt, ne jemi shumë më të interesuar për luftërat dhe revolucionet sesa për paqen dhe vazhdimësinë. Ndonëse do të ketë gjithmonë debate se cili vit ishte më i keqi absolut, është e pamundur të mohohet se këto 5 vite ishin shumë më të tmerrshëm.

1.Viti 536

Dimri i vitit 536 ishte një ngjarje rrëqethëse dhe e pazakontë. Historianët dhe shkencëtarët nuk e dinë ende në detaje se çfarë ndodhi. Por ajo pak që dimë është e tmerrshme. Për shkak të një shpërthimi vullkanik që ndodhi në Islandë, në atmosferën e Tokës u formua një mjegulle madhe.

Ajo e dobësoi rrezatimin e diellit, shkaktoi temperatura shumë të ulëta, dhe ditë më të errëta në Hemisferën Veriore. Përveç problemeve në bujqësi dhe urisë, në të gjithë Evropën dhe Aziu përhapën sëmundjet. Në fakt, shumë burime kanë folur për ndikimin e këtij fenomeni, duke përfshirë historianin grek Prokopi:“…Dielli ndriçoi pa shkëlqim, tamam si Hëna, gjatë gjithë këtij viti … Njerëzit nuk ishin të përjashtuar as nga lufta, murtaja dhe as ndonjë gjë tjetër që të çonte në vdekje”. Këto ngjarje tragjike nuk u kufizuan vetëm në vitin 536. Efektet e dimrit vullkanik u ndjenë për vite me radhë, duke shkaktuar miliona e miliona të vdekur.

2.Viti 1315

Të nisura në prillin e vitit 1315, reshjet e dendura të shiut shkatërruan Evropën për 150 ditëme radhë. Ende nuk dihet shkaku i saktë i kësaj ngjarje të pazakontë, por kemi shumëinformacione për pasojat. Përmbytjet shkatërruan shumë të korra. Gruri, elbi, tërshëra dhe thekra ishin të pakta, duke shkaktuar ngordhjen e shumë kafshëve bujqësore.

Sëmundjet dhe kequshqyerja u përhapën m e shpejtësi, dhe shumë njerëz iu drejtuan masave të dëshpëruara për të mbijetuar, siç ishin aktet e kanibalizmit. Kur uria u bë e padurueshme,familjarët u kthyen kundër njëri-tjetrit. Nuk ishte e pazakontë që njerëzit të hanin kufoma dhe të bastisnin varrezat për të gjetur diçka për të ngrënë.

Historianët besojnë në këtë sjellje të pështirë mund të ketë kontribuar ergotizmi (një formë çmendurie që lind kur viktima ha kokrra thekre të mykura). Shkalla e kriminalitetit u ri.Hajdutët hynin në tokat bujqësore, vidhnin të mbjellat dhe ia shisnin ato ofertuesit më të lartë.

Kjo ngjarje – e cila tani njihet si Uria e Madhe – shkoi përtej vitit 1315, duke sjellë për disa vite rendimente të ulëta të korrave. Megjithëse historianët nuk e dinë me siguri, disa kanë vlerësuar se uria e madhe çoi në vdekjen e 1 milion njerëzve.

3.Viti 1348

Murtaja bubonike mbërriti në Evropë në tetorin e vitit 1347. Minjtë që bartnin baktere e transportuan Murtajën duke u strehuar nëpër anijet tregtare. Pleshtat që ushqeheshin me këta minj e transmetuan më pas sëmundjen duke kafshuar njerëzit. Viktimat e murtajës përjetoninshumë simptoma, duke filluar nga gjëndrat e mbushura me qelb, deri tek dhimbje e kokës dhe të vjellat.

Po ashtu ata shfaqën helmim të gjakut dhe gangrenë. Pjesët e lëkurës u bëheshin shpesh të zeza, kjo është arsyeja pse Murtaja bubonike njihet edhe si Vdekja e Zezë. Në fillim të janarit 1348, qyteti italian i Firences u bë një vatër e nxehtë e epidemisë. Murtaja zhduku gjysmën e popullsisë së qytetit, dhe u zhvendos në shumë qytete të tjera italiane.

Nga Italia, Murtaja kapërceu Alpet dhe depërtoi në Zvicër, Austri, Hungari, Gjermani dhe Francë përpara se të vazhdonte rrugën për në Flandër (Belgjika e sotme), Holandë dhe përtej Kanalit Anglez. Murtaja vazhdoi të bënte kërdinë në të gjithë Evropën për disa vite, duke zhdukur miliona njerëz. Askush nuk e di numrin përfundimtar të vdekjeve, por disa historianë besojnë se murtaja vrau 1/3 e popullsisë evropiane.

4.Viti 1918

Lufta e Parë Botërore pati një ndikim shkatërrues. Kostoja e luftës i rrënoi ekonomitë, dhe humbja e jetëve ishte e tmerrshme. Çdo fazë e konfliktit ishte e zymtë, dhe viti i fundit nuk bënte ndonjë përjashtim. Gjatë Ofensivës së 100 Ditëve, gjermanët ishin në një situatë të dëshpëruar.

Prodhimi i tyre industrial kishte rënë, ndërsa bllokada britanike i kishte privuar ata nga lëndët e para. Me ndihmën e Forcave të Ekspeditës Amerikane, Fuqitë Aleate goditën linjat gjermane, duke i sprapsur ato në të gjithë Evropën, dhe duke vrarë miliona ushtarë. Lufta mori fund me nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit më 11 nëntor.

Por nuk ishte vetëm lufta, ajo që e bëri 1918–ën një vit të zymtë. Botës iu desh të përballej edhe me një katastrofë tjetër: Gripin spanjoll. Në dallim nga shumica e formave të gripit – të cilat janë të lehta – gripi spanjoll ishte potencialisht fatal për të gjitha moshat. Dhimbjet e kokës, të fytit dhe ethet ishin simptoma tipike, shpesh shkaku i vdekjes por ishte pneumonia.

Gripi spanjoll vazhdoi ta sfiliste botën për disa vjet. Sërish numri i të vdekurve mbetet i paqartë. Por vlerësimet luhaten midis 25–100 milion njerëzve.

5.Viti 1942

Lufta e Dytë Botërore ishte edhe më shkatërruese se sa Lufta e Parë Botërore. Duke filluar me pushtimin nazist ndaj Polonisë në shtator 1939, 6 vitet që pasuan ishin disa nga më të errëtat në historinë e njerëzimit. Beteja e Stalingradit, ishte padyshim ngjarja më e tmerrshmenë Luftën e Dytë Botërore.

Ajo nisi në gushtin e vitit 1942 dhe përfundoi në shkurtin e vitit 1943. Hitleri ishte i vendosur të pushtonte me çdo kusht qytetin, si për arsye territoriale ashtu edhe për propagandë, pasi ai ishte emërtuar Stalingrad sipas liderit sovjetik Josif Stalin. Egërsia e luftimeve ishte e jashtëzakonshme.

Pjesa më e madhe e betejës varej nga luftimet godinë më godinë, duke përfshirë granatat, bajoneta dhe flakëhedhësit. Po ashtu pati shumë bombardime, dhe në fund të betejës, u numëruan mbi 2 milionë viktima. 1942 ishte gjithashtu një nga vitet më të këqija të Holokaustit.

Ushtria gjermane dhe Schutzstaffel (SS) ishin në thelb njësi të lëvizshme vrasëse, që vrisnin çdo hebre që mund të gjenin në Bashkimin Sovjetik. Për më tepër, gjatë kësaj kohe nazistët vranë gjithashtu miliona hebrenj polakë në dhomat e gazit. E gjithë Lufta e Dytë Botërore ishte e tmerrshme, por viti 1942 ishte ndoshta viti më i tmerrshëm i konfliktit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE