Kledi Kadiu rrëfen emocionet e tij si kryetar jurie në “Dancing with the Stars”!
Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga programe të të tjera si “Kepi i Tundimeve” apo “Për’Puthen”. E në gjithë këto prodhime, një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Dancing with the Stars”.
Ajo që dimë deri më tani është se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promon zyrtare. Gjithashtu janë mësuar dhe emrat e konkurrentëve të parë deri më tani, Alban Nimani dhe Sara Hoxha. Ndërkohë ditën e sotme i ftuar në “Wake Up”, Isli Islami konfirmoi gjithashtu që do të jetë një nga konkurrentët.
Nga ana tjetër, është pikërisht Kledi Kadiu i cili do të jetë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”. I ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me Skype për “Wake Up”, Kledi ka treguar dhe ndjesitë e tij në lidhje me këtë impenjim të ri. Si ndihet ai dhe si po e përballon largimin nga shtëpia e tij dhe nga familja?
Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbuishi 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e ma në shkollat e baletit këtu. Por Charlotte e kuptoi këtë situatë dhe më nxiti që të marr pjesë. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh…
Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshem, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë.
Por cili është një projekt tjetër me të cilin Kledi ka në plan të punojë?
Projekti më i rëndëshishëm që e kam shumë përzemër është “Dancing with the stars”. Do dhe pak impenjim sepse është çështje delikate me udhëtimet, por ky është projekti më i rëndësishëm.