30 mijë euro i morën jetën biznesmenit në Greqi, autori e mbyti dhe fshehu trupin
Pronari i një hoteli luksoz duket se ka qenë vrasësi i sipërmarrësit shqiptar, Xhani Topalli, në Greqi, i cili kishte humbur gjurmë që prej 28 gushtit.
Autori 53-vjeçar ka telefonuar policinë dhe ka rrëfyer krimin, duke zbuluar kështu edhe vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të shqiptarit.
Pas telefonatës autori u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi pronari i hoteli nuk e kishte paguar shqiptarin për punën që kishte viktima kishte bërë në hotelin e tij.
46-vjeçari Xhani Topalli rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit, ndërsa sot u gjet trupi i tij i pajetë, pasi autori rrëfeu në polici krimin, ndërsa zbuloi vendin ku kishte fshehur kufomën.
Sipas informacioneve të deritanishme, vdekja e 46-vjeçarit është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa mësohet se është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar me transportin e kufomës.
46-vjeçari shqiptar humbi gjurmët në Rodos, mbrëmjen e së dielës, 28 gusht.
Xhipi blu i kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve të mitur u gjet i braktisur nga policia, disa orë pas zhdukjes së tij, dy kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa celulari i tij mbetet i fikur.
46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere.
Në një video të transmetuar nga Mega Tv është regjistruar rruga e 46-vjeçarit drejt pikës së takimit. Makina e tij është parë duke kaluar në Faliraki. Ky është dhe vendi i fundit ku janë regjistruar gjurmët e tij para se të zhdukej.
Në video, besohet se xhipi blu që kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki, është makina e 46-vjeçarit. Tre sekonda më pas vjen një makinë e argjendtë, në të cilën sipas informacioneve ishin bashkatdhetarët.
Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar.