COVID-19/ Një humbje jete, numër i ulët i rasteve të reja!
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anti-covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 62 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë.
Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç.
Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 62
Të shëruar në 24 orë 415
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 294
Testime totale 1,966,374
Raste pozitive 329,137
Raste të shëruara 323,692
Raste Aktive 1,861
Humbje jete 3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 855
Shkodër 184
Fier 172
Elbasan 163
Durrës 118
Korçë 100
Vlorë 92
Gjirokastër 54
Berat 49
Dibër 45
Lezhë 24
Kukës 5