“Partner kë ke?” Mos ndoshta Ledri Vula do të shoqërojë Sarën në kërcim në “Dancing with the Stars”?

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Partner kë ke?” Mos ndoshta Ledri Vula do të shoqërojë Sarën në kërcim në “Dancing with the Stars”?

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

E njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet VIP më të përfolur të momentit, është konfirmuar se bukuroshja është gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj duke nisur rrugëtimin në “Dancing with the Stars”. Blogerja na ka njohur tashmë me aftësitë e saj në kërcim, teksa jo pak herë ka bërë video në Tik Tok, që në shumë pak kohë janë bërë virale. Epo me siguri të gjithë po presin me padurim të shohin Sarën në këtë dimension të artit, por akoma me më shumë padurim pritet se cili do të jetë partneri i saj në kërcim ashtu si e kërkon dhe formula e programit.

Ledri duket se na ka shtuar dyshimet se mund të jetë ai, jo vetëm në jetë, por edhe në këtë spektakël partneri i saj. Kjo pasi teksa ka ripostuar video-n ku zbulohet se Sara do të jetë pjesë e ‘DWTS’, krahas ka shkruar: “Partner kë ke?”

Por, një Instastory e postuar më pas nga bukuroshja duket se e gjitha ka qenë thjesht një shaka, pasi kjo e fundit e pyet nëse do jetë ai partneri i saj dhe vështrimi që i jep reperi na lë të kuptojmë se ka qenë e gjitha shaka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65806 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE