Si një trëndafil i kuq, Nora Istrefi shkëlqen me ‘look-un’ më të fundit!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si një trëndafil i kuq, Nora Istrefi shkëlqen me ‘look-un’ më të fundit!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish me ‘look-un’ e saj, në fotot e fundit të publikuara në ‘Instagram’ teksa shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë. Përveç trupit të tonifikuar dhe tipareve perfekte të saj, edhe stili i Norës është i tejet shumë i veçantë.

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’ duket se bukuroshja nuk do të vonojë gjatë, por do të na surprizojë me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan rozë që duket të jetë një nga ‘look-et’ e saj në videoklip. Krahas Nora na ka zbuluar dhe titullin e surprizës së saj.

Këtë sezon veror, artistët tanë u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Disa javë më parë reperi i njohur Bardhi erdhi me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE