Volkswagen ka vetëm një qëllim dhe mësojeni se cila është!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen ka vetëm një qëllim dhe mësojeni se cila është!

Oliver Blume, drejtori ekzekutiv i Porsche, tanimë edhe drejtori i ri ekzekutiv i Volkswagen, pasi Herbert Diess u largua nga ky post, ka paralajmëruar se dëshiron të ruaj ritmin e kësaj kompani, pra atë drejt elektrifikimit. Drejtori i ri i VW ka vënë re se ky prodhues i makinave do të duhej të gjej ritmin e duhur, ku të jetë lider në fushën e elektrifikimit të makinave. Siç raporton Reuters, Blume gjatë takimit me bordin menaxhues të VW në Lisbonë, ka thënë se dëshiron ta ruaj këtë ritëm dhe ta rrisë aty ku e sheh se ka rënë.

Raporti i qershorit sugjeron që Volkswagen do të tejkalojë Teslan, sa i përket shitjes së makinave elektrike në 18 muajt e ardhshëm. Madje është paraparë që ky gjigant gjerman të shes këtë vit 800 mijë njësi të makinave elektrike, kurse më 2023 kjo shitje të shkojë në 1.3 milion. Kjo padyshim që do t’ia zvogëlojë rritjen Tesla-s. Me fjalë tjera, Tesla këtë vit synon të shes 1.5 milion makina elektrike, pothuajse dyfishin e VW dhe nëse e ruan këtë ritëm të shitjes gjatë vitit të ardhshëm do të duhej t’i shiste mbi 2 milionë makina.

Gjatë këtyre viteve fokusi është kthyer tek makinat elektrike dhe Norvegjia ka qenë një prej shteteve pjesë e këtij super revolucioni. Kanë bërë disa politika vërtet miqësore për blerësit e këtyre makinave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i Volkswagen është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës. Volkswagen do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo do të ndodhë dy vite para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm makina elektrike nga fundi i vitit 2025. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE