Kim Kardashian nuk ka kohë për të humbur, ylli televiziv për habinë tuaj i ka ‘vënë syrin’ Elon Musk!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kim Kardashian nuk ka kohë për të humbur, ylli televiziv për habinë tuaj i ka ‘vënë syrin’ Elon Musk!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//kim-kardashian-nuk-ka-kohe-per-te-humbur-ylli-televiziv-per-habine-tuaj-i-ka-vene-syrin-elon-musk.jpg)
Që kur u bë e ditur se ylli televiziv Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i 41-vjeçares. Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/kim-kardashian-nuk-ka-kohe-per-te-humbur-ylli-televiziv-per-habine-tuaj-i-ka-vene-syrin-elon-musk-63187c61c8c0f.jpg)
Kardashian i referohet miliarderit të teknologjisë Elon Musk. Sipas “National Enquirer”, Kim e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për 9 muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri. Siç përshkruhet nga gazeta tabloid, biznesmenia dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”. Nnë burim i paedintifikuar thotë se:
Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit dhe në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari. Ajo dëshiron një burrë me aq para sa ajo ose më shumë se sa ka ajo.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/kim-kardashian-nuk-ka-kohe-per-te-humbur-ylli-televiziv-per-habine-tuaj-i-ka-vene-syrin-elon-musk-63187c62a7591.jpg)
Ndërkaq, Musk nuk ka dhënë asnjë indikacion se është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian, ka pohuar një burim i afërt me familjen e biznesmenes. Rikujtojmë, se së fundmi në rrjet po ‘vlojnë’ thashethemet se sipërmarrësja e njohur Martha Stewart ka nisur një romancë me komedianin e njohur, Pete Davidson. Por, Martha i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke pohuar se ajo nuk është aspak në një romancë me Davidson.