Komisioni i Reformës Territoriale, propozim që Kamza e Vora t’i bashkohen Tiranës!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni i Reformës Territoriale, propozim që Kamza e Vora t’i bashkohen Tiranës!

Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën. Ky është propozimi i bërë sot nga Arbjan Mazniku nënkryetar i Bashkisë së kryeqytetit në Komisionin e Reformës Territoriale. Ndërkohë, Gëzim Topçiu, i cili ka marrë gjashtë mandate në krye të Bashkisë së Maliqit shprehu shqetësimin se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në Bashki.

Nuk do të paguhen rroga për shtatë financierë, por për një. Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe përqindjes që i takon çdo bashkie. Burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme. Nëse kemi ne nevojë për inxhinierë, arkitektë apo profesionistë të tjerë, mendoje po të ishte bashkia apo komuna më e vogël. Rroga për ta në shtet do ishte 50 mijë apo 60 mijë lekë të reja dhe nuk të vjen njëri në punë më këtë pagë arkitekti në bashki. Kjo duhet rishikuar!

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë u zhvillua nën drejtimin e dy bashkëkryetareve Anila Denaj e Dhurata Çupi. Në fokus ishte seanca dëgjimore me përfaqësues të disa bashkive.

Për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, “fokusimi i problematikës te ndarja territoriale me ndarje territori dhe lënia pas e disa problemeve të tjera duket si orientim i gabuar”.

Më duket se e gjithë propaganda është bërë si do të parcelizohet territori dhe jo se çfarë efektesh ka dhënë e si mund të rregullohet problematika. Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 miliardë lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se një. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira.

Po ashtu, në mbledhjen e Komisionit pati sugjerime nga pjesëmarrësit që sa i përket menaxhimit të financave, “të marrë fund preferenca e një kryeministri apo tjetri”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65757 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE