Në rrezik marrëveshja Rusi-Ukrainë për eksportin e drithërave?! Putin hedh dyshime!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në rrezik marrëveshja Rusi-Ukrainë për eksportin e drithërave?! Putin hedh dyshime!

Vladimir Putin kritikon eksportet e drithërave nga Ukraina. Këto eksporte rinisën falë marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. Ndonëse pa prova, shefi i Kremlinit pretendon se sasitë nuk shkojnë për në vendet e varfëra, por në shtetet e Bashkimit Europian. Sipas presidentit rus, kriza aktuale ushqimore mund të shndërrohet në “katastrofë humanitare”. Deklaratat rrisin dyshimet mbi fatin e marrëveshjes të ndërmjetësuar gjashtë javë më parë nga OKB-ja e Turqia. Përmes akordit synohet të eksportohen miliona tonë drithëra nga portet ukrainase.

Sot në një forum ekonomik në Vladivostok, Putin sugjeroi se Moska “duhet të mendojë për ndryshimin e rrugëve” sa iu përket dërgesat e drithërave ukrainase. Presidenti pretendon se “Rusia ka bërë gjithçka mundej që të sigurohet se Ukraina mund të eksportojë drithërat e saj”. I pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters nëse Moska dëshiron të ndryshojë marrëveshjen, ministri ukrainas i Agrikulturës, Mykola Solskiy, vuri në dukje se “nuk shohin asnjë ndryshim sa i përket Kievit”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përshëndeti thirrjet e agjencisë bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për krijimin e një zone të sigurt në centralin e Zaporizhjas. Impianti u pushtua, pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Kjo uzinë ka qenë nën sulme të vazhdueshme, teksa Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për rrezikimin e centralit.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “çdo dëm i qëllimshëm ose jo në central, nënkupton një katastrofë, jo vetëm për zonat aty pranë, por për të gjithë rajonin e më tej”. Edhe Kina është e shqetësuar për bombardimet në Zaporizhja dhe i druhet përsëritjes së një katastrofe atomike.

Nga Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, Rusia pret “sqarime” lidhur me përmbajtjen e raportit për situatën në centralin Zaporizhja, që e përshkruan “të paqëndrueshme”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE