Përfundon me sukses koncerti madhështor i Rita Ora-s në Tiranë, këngëtarja shkëlqente e veshur nga Valdrin Sahiti!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon me sukses koncerti madhështor i Rita Ora-s në Tiranë, këngëtarja shkëlqente e veshur nga Valdrin Sahiti!

Koncerti i djeshëm i këngëtares Rita Ora mblodhi mijëra njerëz në shesh dhe këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për atmosferën e krijuar. Pas koncertit, bukuroshja me origjinë shqiptare postoi në InstaStorie disa video ku u shpreh e emocionuar dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ndërkaq, 31-vjeçarja tha këto fjalë:

Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. U kënaqa shumë! Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30-40 mijë veta me sa më thanë. Mirupafshim, do të rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vij sërish.

Ndërkaq, ylli vlen të theksojmë se ishte veshur nga stilisti i njohur shqiptar tanimë me famë botërore, Valdrin Sahiti. Ylli i pop-it shkëlqente e veshur me ngjyrat kuq e zi. Valdrin Sahiti bëri një punë fantastike duke ndërthurur shqiponjën dykrenare në veshjen e Ritës.

Poshtë ajo mbante veshur një body me detaje tyli dhe gurësh vezullues, ndërsa sipër një pelerinë me kapuç kuq e zi dhe me shqiponjën në pjesën e fundit. Rezultati padyshim mbresëlënës!

Rikujtojmë, se Ora dha një konferencë për mediat mesditën e djeshme, pak orë para koncertit në Tiranë. Teksa u pyet nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max, Rita tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia. Gjatë konferencës për shtyp artistja foli edhe për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua nga pesë burra në Kosovë. “Mes lotësh” Rita Ora tha se këto ngjarje nuk duhet të përsëriten më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE