Rama: Pallatet pa leje të milionerëve do konfiskohen, shkojnë për strehim social!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Pallatet pa leje të milionerëve do konfiskohen, shkojnë për strehim social!

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se fushatë agresive kundër ndërtimeve pa leje sidomos të shumëkatësheve që siç tha do të konfiskohen.

Në një deklaratë gjatë prezantimi të drejtuesve të rinj të policisë së shtetit, Rama hodhi poshtë zërat se ai ndan kate në pallatet e ndërtuara nga ata që i quajti milionerë.

“Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj-lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. Të gjitha katet që do të konfiskohet do të shkojnë për strehim social. Do t’i marrim ose do të na i japin. I bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorbë që mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët, as mos mendojnë t’i shpëtojnë ligjit për ndërtimet pa leje. Milionerë që ndërtojnë pallate pa leje, shemben ose konfiskohet për interes publik”, tha Rama.

Nëse këta shkelës milionerë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar siç ka ndodhur në disa raste, një gjë është e sigurt ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë ekonomikë, do të kenë pasoja shumë më të rënda, sesa konfiskimi që ja kanë marrë tokës apo qiellit. Boll më ndërto me teorinë, korrupto policin, inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme. Nuk do ketë më kurrë legalizim të kateve me qëllim përfitimi. Shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen. AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e Policisë ku janë ndërtuar këto ndërtime pa leje. Del që në Tiranë janë ndërtuar pallate pa leje, dhe natyrisht shefi i komisariatit në atë zonë nuk ka më mundësi te jetë shef Komisariati. Ai palat ose do të shembet ose do të konfiskohet. Ne nuk jemi kujtuar sot, jemi kujtuar që ditën e parë që kemi ardhur në detyrë”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE