Të larta tensionet Greqi-Turqi, Dendias: Duan të ringjallin Perandorinë Osmane!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të larta tensionet Greqi-Turqi, Dendias: Duan të ringjallin Perandorinë Osmane!

Gjatë takimit në Athinë me homologen e tij franceze Catherine Colonna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias iu referua kërcënimeve të fundit që burojnë nga Ankaraja, duke thënë se Turqia dëshiron “të kthejë mbrapa orën e historisë dhe të ringjallë Perandorinë Osmane.

Ministrja franceze  e cili gjithashtu vizitoi Turqinë, i tha ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu se nuk duhet të ketë përshkallëzim retorik.

“Unë do të këshilloja këdo që ëndërron sulme dhe pushtime të mendojë 3 ose 4 herë. Ne jemi të gatshëm  për të mbrojtur atdheun tonë, pavarësinë territoriale dhe integritetin”, u shpreh diplomati i lartë grek.

Ministrja  konfirmoi mbështetjen e Parisit për Athinën.

“Pa hezitim, Franca ka qenë gjithmonë në krah të Greqisë dhe Qipros kur është e nevojshme edhe kur sulmet ndaj sovranitetit mund të jenë një tundim për vendet fqinje, kështu që ne kemi qenë gjithmonë në krah të Greqisë dhe do të vazhdojmë të jemi”, u shpreh Colonna.

Gjatë vizitës në Sarajeve Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përsërit kërcënimin e tij për të “shkuar papritur një natë” në ishujt grekë. Ai u duk i vendosur duke mos i lënë hapësirë qetësisë dhe diplomacisë.

Shtetet e Bashkuara dënuan kërcënimet e presidentit turk ndaj Greqisë  duke i cilësuar “të padobishme”, ndërsa theksuan se sovraniteti grek mbi ishujt e Egjeut “nuk është në pikëpyetje”.

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë aleatët e NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur dallimet në mënyrë diplomatike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65245 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE