Marrë shkas nga ‘fiksimet’ e Leonardo DiCaprio-s me partneret e reja, njihuni me diferencën ideale në moshë që lidhja të ketë sukses!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Marrë shkas nga ‘fiksimet’ e Leonardo DiCaprio-s me partneret e reja, njihuni me diferencën ideale në moshë që lidhja të ketë sukses!

Me siguri kur njiheni me dikë ka një gjë që ndoshta nuk e merrni dhe aq parasysh dhe ajo është diferenca në moshë. Thuhet se një diferencë e moshës në marrëdhënie prej 10 vjetësh ose më shumë mund të rrisë shanset për të pasur probleme martesore, por a ka një diferencë ideale në moshë që lidhja juaj të ketë sukses?

Pavarësisht nëse jeni ende në kërkim ose e keni gjetur të duhurin me siguri e dini se nuk ka një recetë të saktë për një marrëdhënie të suksesshme. Një marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme diktohet nga njerëzit në të dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në suksesin e saj afatgjatë.

Sipas një studimi në “Journal of Population Economics”, kënaqësia martesore ulet më shumë në çiftet me një diferencë më të madh moshe krahasuar me çiftet me mosha më të ngjashme. Çiftet me një diferencë moshe zero deri në tre vjet treguan kënaqësi më të madhe se ata me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet. Po kështu, çiftet me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet treguan kënaqësi më të madhe se ato me një diferencë më shumë se shtatë vjet. Në përgjithësi, kënaqësia martesore u ul me rritjen e diferencës në moshë.

Një teori e mbështetur nga provat e ofruara në studim është se çiftet në moshë të ndryshme janë më pak elastike ndaj situatave negative në marrëdhënie, duke përfshirë vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet. Megjithëse nuk janë testuar në mënyrë specifike, janë përmendur faktorë të tjerë të lidhur me ciklin e jetës, duke përfshirë fëmijët dhe pensionin. Vlen gjithashtu të theksohet se, mesatarisht, si burrat ashtu edhe gratë treguan nivele më të larta të kënaqësisë martesore kur martoheshin me partnerë më të rinj sesa ata me partnerë më të vjetër se ta.

Megjithatë, kjo kënaqësi fillestare më e lartë dukej se u zhduk pas 6 deri në 10 vjet martesë. Rikujtojmë, se Leonardo DiCaprio ka qenë edhe një herë në titujt kryesorë për shkak të jetës së tij kaotike të dashurisë pasi u raportua këtë javë se ai u nda nga e dashura e tij modele 25-vjeçare Camila Morrone.

Të dy ishin së bashku për shtatë vjet, por me sa duket u ndanë gjatë verës dhe vazhduan rrugët e tyre të ndara. Fansat kanë një teori prej disa vitesh se aktori ndahet me gratë në momentin që ato mbushin një çerek shekulli. Një psikologe kohët e fundit pohoi se ka një arsye të mirë pse Leonardo vazhdon të dalë me gra nën një moshë të caktuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE