Vdes në moshën 96 vjeçare Elizabeth II, në fronin anglez vjen Charls!
Vdes Mbreterësha e Anglisë, mbreti i ri i Anglisë është djali i saj i madh Charls. Elizabeth II ndërroi jetë në Kalanë Balmoral ku ndodhej sovrania 96 vjeçare e rrethuar nga dhjetëra mjekë por dhe me familjarë. Lajmi për shëndetin e saj mori dhenë pasi të afërmit u mblodhën në Skoci.
Por çfarë ndodh në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth?
Planet relative që pasojnë ndarjen nga jeta të një monarku apo monarkeje në fron, përfshirë procedurat informative, janë gati që të nesërmen e marrjes së fronit në Mbretërinë e Bashkuar dhe njihet me emrin “London Bridge”. Të parët që informohen për lajmin e ndarjes nga jeta janë kryeministri e disa ministra kryesorë. Kjo bëhet përmes fjalëve të paracaktuara e që në rastin në fjalë do të ishte “London Bridge u rrëzua”.
Pikërisht në këtë moment nis operacioni i koduar “London Bridge” e që përfundon me funeralin shtetëror. Pas ministrave, është detyrë e Global Response Centre në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme që të informojë 14 qeveritë që njohin mbretëreshën si Kryetare Shteti. Po kështu veprohet edhe me 36 vendet e Commonwealth-it.
Një ditë pas vdekjes së mbretëreshës parashikohen të zhvillohen disa formalitete, duke përfshirë mbledhjen e parlamentit me mbretin e ri, djalin e Mbretëreshës Elizabeth, Charles, pas kësaj puna parlamentare gjithashtu do të pezullohet për 10 ditë.
Në ditën e dytë pas vdekjes së saj, arkivoli do të kthehet në Pallatin Buckingham.
Në ditën e tretë, Mbreti i ri Charles do të fillojë turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga Skocia, duke mbërritur në Irlandën e Veriut në ditën e katërt.
Në këtë ditë thuhet se do të ketë një procesion të arkivolit nga Pallati Buckingham në Pallatin e Westminsterit dhe do të ketë një shërbim në Westminster kur të arrijë arkivoli.
Gjatë këtyre ditëve trupi i mbretëreshës do të mbahet në pallatin e Westminsterit.
Në ditën e gjashtë thuhet do të ketë një funeral shtetëror dhe të nesërmen Charles do të udhëtojë në Uells për të marrë një tjetër mocion ngushëllimi në parlamentin e Uellsit dhe për të marrë pjesë në një shërbim në Katedralen Liandaff në Cardiff.
Në ditën e 10 Funerali i mbretëreshës do të bëhet në Ëestminster Abbey me procesione në Londër dhe Ëindsor .
Sipas protokollit mbretëresha do të varroset në memoralin e kështjellës së Mbretit Xhorxh VI.
Mbretëria e Bashkuar do të mbajë gjithashtu një Ditë Kombëtare Zie.