Burrat apo gratë?! Studimi i ri zbulon se cilët janë shoferë më të mirë!
Gratë për vite me radhë janë përballur me komente seksiste në lidhje me drejtimin e automjeteve. Megjithatë, studimet kanë vërtetuar se ato janë më të mira sesa burrat në këtë aspekt.
Përkundër faktit se më shumë gra dështojnë për herë të parë në testin e tyre, pasi e gjejnë veten në rrugë, gratë janë shofere më të sigurta, sipas hulumtimeve të reja në Britani. ‘Confused.com’ zbuloi se kur bëhet fjalë për thyerjen e ligjit në rrugë burrat i tejkalojnë gratë pothuajse 4 me 1, me më pak se 1 % e grave të dënuara për drejtim të pakujdesshëm të mjetit në krahasim me 2 % të burrave.
Dhe vetëm 1 % janë kapur duke ngarë të dehura në krahasim me 5% të burrave. Nga 600,000 vepra penale automobilistike të kryera në Angli dhe Uells vitin e kaluar, 79 % e tyre ishin kryer nga burrat. Në fakt kur bëhet fjalë për veprat më të zakonshme, burrat mbizotërojnë në të gjithë bordin që tregon studimi.
Në vitin 2018, kishte 1.4 milion kërkesa të sigurimit dhe janë burrat ata që kanë dy herë më shumë të ngjarë të bëjnë një kërkesë sigurimi sesa gratë. Studimi zbuloi se ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë “fajtorë” sesa gratë kur bëjnë kërkesë për sigurim pas aksidenteve. Historikisht, gratë gjithashtu paguajnë më pak për sigurimin e makinës së tyre sesa burrat dhe kjo për shkak se ato shihen se janë shofere statistikisht më të sigurta.