Pezullohet prodhimi i makinave Toyota dhe Nissan për një arsye shumë të fortë!
Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave. Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.
Ky kërcënim i madh ndaj fabrikave vije nga Tajfuni Hinnammor. Tajfuni fillimisht goditi Okinawan, përpara se të vazhdonte në veri në drejtim të Koresë Jugore dhe në skajin jugor të Japonisë. Qeliza e stuhisë cilësohet si një tajfun me shkallë të lartë të shkatërrimit i “Kategorisë së Pestë” me erëra të fuqishme të raportuara nga NASA, erëra këto të cilat arrijnë shpejtësi prej 220kMh.
Toyota do të pezullojë dy turne në tre fabrikat e saj në provincën Fukuoka, megjithëse ata presin se kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme. Në rastin e Nissan, dhe filialeve të saj të Nissan Shatai në provincën e Fukuoka, pritet që të humbin dy turne.
Kujtojmë gjithashtu se gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve që mund t’u bien rrotat. Një zëdhënës i tha BBC-së se bulonat në rrotat e bZ4X “mund të lirohen deri në pikën ku rrota mund të shkëputet nga automjeti” pas “përdorimit me kilometrazh të ulët”. Tërheqja vjen më pak se dy muaj pasi makina u lançua në Japoni.