Sot në orën 11:00, Charles III shpallet mbret i Anglisë!
Zyrtarisht, në 11:00 me orën tonë Charles III do të shpallet mbret në pallatin St.James në Londër. Ceremonia zhvillohet para atij që njihet si Accession Council. Në total, 700 persona mund të qëndrojnë të ulur në mjediset e brendshme, por për shkak të njoftimit të shpejtë, pjesëmarrja mund të jetë më e kufizuar. Në vitin 1952 ishin të pranishëm rreth 200 vetë.
Charles do t’i bashkohet pjesës së dytë të seancës ku pritet të bëjë një deklaratë e më pas do të firmosë betimin, përmes të cilit angazhohet të ruajë Kishën e Skocisë e vazhdimësinë e punës së qeverisë britanike. Në përfundim të seancës, Deklarata e Shpalljes Mbret do të lexohet nga ballkoni i pallatit pranë Friary Court. Në të parin fjalim drejtuar kombit, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, Charles premtoi t’i shërbejë vendit gjatë gjithë jetës e vuri në dukje se mbështetet te bashkëshortja Camilla.
Në 70 vitet e fundit, pamë shoqërinë tonë të transformohet në shoqëri të shumë kulturave e besimeve. Edhe institucionet shtetërore kanë pësuar ndryshimet e tyre. Por, në të gjitha ndryshimet e sfidat, vlerat tona mbeten e duhet të mbeten të pandryshuara.
Charles njoftoi edhe se djali i tij i parë William bëhet trashëgimtar i fronit e tashmë do të jetë Princi i Uellsit, ndërsa bashkëshortja e tij Kate, Princesha e Uellsit.
Ndërkohë, qeveria e re britanike nën drejtimin e kryeministres Liz Truss do të takohet në 15:30 me orën tonë me monarkun, i pari në linjën e trashëgimit të fronit me ndarjen nga jeta në moshën 96-vjeçare të Elizabetës së Dytë, e cila qëndroi në krye të Buckingham Palace për 70 vjet. E lindur më 21 prill të vitit 1926, mbylli sytë më 8 shtator dhe funerali do të zhvillohet të hënën e datës 19 shtator. Mbretëresha la pas 4 fëmijë, 4 mbesa e 4 nipër, si dhe 7 stërmbesa e 5 stërnipër.