Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët!

Sulmi kibernetik ndaj sitemit të pikave kufitare me Shqipërinë ka bërë që të shkaktohet anomali në doganat shqiptare. Po ashtu edhe në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’

Lidhur me situatën e krijuar në sistemin TIMS aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit, për të shmangur çdo shqetësim.

Mësohet se sistemi TIMS është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie, dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerat.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi departamenti thesarit amerikan shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE