Nis me risi viti i ri shkollor, klasat e para do kenë abetaren e re mbarëkombëtare

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis me risi viti i ri shkollor, klasat e para do kenë abetaren e re mbarëkombëtare

Rreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit për të mësuar shkronjat me abetaren e re mbarëkombëtare. Kështu, të hënën e 12 shtatorit rreth 435 mijë nxënës në arsimin parauniversitar i rikthehen mësimit normalisht.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i uroi përmes nje videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh urimi për të nxënësit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor që çelet ditën e nesërme.

Posted by newspower.al on Sunday, September 11, 2022

Pas dy vitesh të vështira pandemie ky vit do të nisë pa masat anti Covid, por jo pa disa prej problemeve të vjetra që kanë shoqëruar arsimin në vend ndër vite.

Në Tiranë ku pritet të nisin vitin e ri shkollor, rreth 110 mijë nxënës mësimi do të zhvillohet sërish me turne, të paktën në 22 shkolla.

Me hapjen e 12 shkollave të reja në kryeqytet ulet ngarkesa në klasa, por nuk eleminohet mësimi deri në orët e vona të pasdites.

Por këtë vit do të këtë dhe risi. Në videomesazhin e shpërndarë nga ministrja e Arsimit tregohen disa prej tyre.

Mësuesit ndihmës, detyrat e shtëpisë dhe teknologjia e informacionit në klasë të parë, do të jenë disa nga të rejat.

Sistemit arsimor do t’i shtohen 253 punonjës psikosocial dhe 70 oficerë sigurie. Përveç shkollave 9- vjeçare këta të fundit do të jenë të pranishëm dhe në gjimnazet me numër të lartë nxënësish.

Tekstet shkollore ashtu si dhe vitet e shkuara janë shpërndarë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntë. Megjithkëtë shumë prindër i kanë refuzuar librat e vjetër dhe kanë vendosur t’i blejnë të rinj. Tekste të reja pa i paguar kanë marrë vetëm nxënësit e klasave të para dhe të pesta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE