24 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Berisha: Vepra e tij, frymëzim për t’u ngritur në protesta!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
24 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Berisha: Vepra e tij, frymëzim për t’u ngritur në protesta!

Në memorialin pranë ish-selisë së PD-së në Tiranë, kreu demokrat Berisha sot iu bashkua homazheve në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Para mediave, Berisha u shpreh se “në këtë moment, figura e Azemit është frymëzuese”, se sipas tij, “nën qeverisjen e Ramës, Shqipëria është sërish në diktaturë e monizëm”.

Me mesazhin e tij, sot Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë.

Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshendenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, sot është në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, duke rikthyer kështu monizmin e plotë.

Në këtë kontekst, vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta e demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim, i cili qëndron mbi votën e vjedhur, mbi votën e rrëmbyer të shqiptarëve, qëndron mbi lidhjet e tmerrshme me krimin e drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, qëndron si një vasal i Beogradit, qëndron si një antishqiptar i vërtetë, si një armik i egër i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Ndaj është një rast që t’u bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, siç e përmbushën Azem Hajdari dhe studentët në vitet ‘90.

I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij, Besim Çera!

Për mediat, foli edhe Rudina Hajdari, vajza e Heroit të Demokracisë:

Shqiptarët kanë humbur të gjitha shpresat për ardhjen e ndryshimit, ndaj mendoj se Azemi është figura nga e cila të frymëzohemi e të mendojmë se ai është personi, që si student u çua për të sjellë ndryshimin. Mesazhi im sot është për të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri, hajdeni të organizohemi e të luftojmë për idealet tona, të fitojmë betejat për më shumë demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj se nëse Azemi kishte guxim t’i bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjithë së bashku!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE