2Ton zbulon datën e publikimit të këngës së tij më të re!
2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.
Së fundmi, 2Ton kishte paralajmëruar një këngë të re, vetëm pak pasi publikoi projektin më të fundit ‘Emocionona’. Pak ditë më parë, ai lajmëroi me anë të një Instastory surprizën e tij të ardhshme për të cilën na zbuloi dhe titullin që është ‘Adrenalina’. Artisti disa minuta më parë zbuloi gjithashtu dhe datën e publikimit të projektit të tij që do të jetë më 16 të këtij muaji.
Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.
2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.