Jeni vonë për në punë dhe e konsumoni ushqimin në këmbë duke ecur?! Atëherë jeni në artikullin e duhur!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Jeni vonë për në punë dhe e konsumoni ushqimin në këmbë duke ecur?! Atëherë jeni në artikullin e duhur!

Hulumtimi i fundit ka treguar se ngrënia duke ecur është shumë e dëmshme. Hulumtuesit e Universitetit Surrey kanë zbuluar që njerëzit të cilët hanë në shpejtësi dhe duke ecur, në vend që të përqendrohen në atë që hanë, mund të shtojnë marrjen e ushqimit më vonë gjatë ditës. Ushqimi i tillë mund të ndikojë në rritje të masës trupore, domethënë, në shtim peshe.

Eksperimenti është bërë duke vëzhguar 60 gra të moshave të ndryshme. Disa ndër to kanë qenë në dietë, ndërsa disave u janë dhënë drithëra si artikull kryesor për ushqim. Ato kanë qenë të ndara në tri grupe. Grupi i parë gjatë ushqimit ka shikuar seri filmike, i dyti ka shëtitur në korridor, ndërsa ka ngrënë, ndërkaq i treti ka qëndruar ulur me miqtë, duke biseduar.

Pas eksperimentit, pjesëmarrëset kanë plotësuar pyetësorët lidhur me atë se cila shije pas dhe gjatë ditës u ka pëlqyer dhe çfarë kanë ngrënë më vonë gjatë ditës. Si përgjigje u ofruan ushqime të thata, çokollata, karota, rrush dhe patate të skuqura. Rezultatet treguan një përshtatje interesante.

Domethënë, personat të cilët kanë ngrënë dhe shëtitur njëkohësisht, më shumë kanë ngrënë ushqime të thata, ndërsa 5-fish më shumë çokollatë sesa personat të cilët kanë ngrënë normalisht, duke qëndruar ulur. Prof. Jane Ogden nga Universiteti i Surrey, autore kryesore e studimit, hipotezon se kjo ndodh sepse ecja është një formë e fuqishme shpërqendrimi që prish aftësinë e një personi për t’i kushtuar vëmendje ndikimit të ushqimit dhe urisë.

Ecja gjatë ngrënies duket se ka një ndikim më të madh në peshën trupore sesa një vakt i madh në tavolinë, i cili, në afat të gjatë, mund të çojë në shtim në peshë. Kur nuk përqendrohemi plotësisht në vaktet tona gjatë procesit të marrjes së ushqimit, biem në grackën e të ngrënit pa mendje, nuk e ndjekim apo njohim ushqimin që hamë.

Dahlia Campbell, zëdhënëse e Shoqatës Britanike të Dietologjisë, gjithashtu mendon se është shumë më mirë të ulesh dhe të hash në qetësi.

Marrja e një sanduiçi teksa ecni mund të jetë një problem i madh për ata që përpiqen të humbin peshë. Ne ju sugjerojmë që të uleni dhe të hani një vakt pa bërë punë ose aktivitete të tjera, në vend që të hani duke bërë diçka tjetër dhe gjëja më e rëndësishme është të shijoni ushqimin. Nëse ju pëlqen ushqimi dhe vlerësoni atë që hani, duke planifikuar vaktet tuaja, ka më pak gjasa që të kërkoni ushqime jo të shëndetshme gjatë ditës.

Kujt i ka ndodhur të mbytet me ushqim, e di që është një nga ndjesitë më të këqija që mund të përjetojmë. Në ato momente, mund të na shkojë ndër mend edhe se na ka ardhur fundi dhe se na duket e pamundur të shpëtojmë, sidomos nëse jemi vetëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE