Vesa Luma dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës, këngëtarja sjell në kujtesë dasmën e tyre si në përralla!
Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale, duke shprehur shpesh mendimin e saj lidhur me situata të ndryshme shqetësuese apo tema diskutimi. Vesa prej vitesh tashmë jeton në Zelandën e Re, por herë pas here rikthehet në vendlindjen e saj e shoqëruar nga djali, Liam dhe bashkëshorti i saj.
Ditën e sotme, Vesa Luma dhe Big Basta festojnë një ditë të rëndësishme për ta. Dyshja, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, kremtojnë përvjetorin e shtatë të martesës së tyre. Me këtë rast ka qenë artistja e cila ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram, duke sjellë disa nga momentet e tyre më të lumtura në ditën e ceremonisë që u mbajt në Kalajën e Lëkurësit në Sarandë. Krahas videos emocionuese, Vesa shkroi:
Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime! Shumë krenare për ne, për vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashni duke e vendosur të parën familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë!
Duke u larguar nga jeta artistike në Kosovë drejt kontinentit të largët, Vesa shpesh është përballur me pyetjen se pse zgjodhi të largohej për atje. Megjithatë, duket se përveç kushteve për një jetesë më të mira, duket se këngëtarja ka edhe një tjetër përgjigje.
Bëhet fjalë për mrekullitë e parajsës që të ofron Zelanda e Re, që shquhet si një prej vendeve më të bukura në botë. Ajo ka publikuar së fundmi për fansat e saj në TikTok dhe Instagram disa video, ku shihet duke shijuar kënaqësinë e një parku paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë.