Po kërkoni një foto spektakolare për Instagramin tuaj?! Ne ju themi të vizitoni plazhin Chichibugahama!
E kush nuk dëshiron të udhëtojë nëpër botë e të shohë bukuritë përrallore të saj? Së fundmi, një plazh në Japoni i njohur për shkak të “efektit pasqyrë” është bërë mjaft i njohur pasi në të ke mundësi të bësh foto spektakolare. Instagrami juaj do ju “falënderonte”. Ky plazh quhet Chichibugahama, ndodhet pranë qytetit Mitoyo dhe vlen të përmendet se është bërë tag mbi 175 000 herë në rrjetin social. Në vitin 2019 ka pasur rreth 460 000 vizitorë. Sipas turistëve, “efekti pasqyrë” i këtij plazhi është perfekt në perëndimin e diellit dhe kur nuk fryn erë.
Plazhi Chichibugahama, i cili ishte relativisht i panjohur deri në vitet e fundit, pati një rritje të popullaritetit të tij në vitin 2016, kur një foto që tregonte dy fëmijë të pasqyruar në ujin e tij, mori pjesë në një konkurs. Fotografia i frymëzoi fotografët të kapnin imazhet e tyre në pasqyrë, duke e kthyer plazhin e gjatë një kilometër në një atraksion të rëndësishëm turistik. Sipas faqes turistike të Mitoyo, efekti i pasqyrës funksionon më mirë në perëndim të diellit dhe kur nuk ka erë që të shqetësojë sipërfaqen e ujit.
Ndërkaq, rikujtojmë se plazhi i kokoshkave (Popcorn Beach) është një plazh i famshëm në ishullin Fuerteventura. Ky vend i mrekullueshëm natyror vizitohet nga shumë turistë kureshtarë dhe është një nga “sekretet” e reja më emocionuese të Ishujve Kanarie. Lexoni këtë artikull për të mësuar se si të arrini në atë plazh, çfarë të bëni dhe çfarë shije kanë këta “gurë” të vegjël!