Ndryshimet në Reformën në Drejtësi, PD-PS me grup të përbashkët pune!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimet në Reformën në Drejtësi, PD-PS me grup të përbashkët pune!

Komisioni i Ligjeve ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbashkët mazhorancë-opozitë për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh për ligjet e reformës në drejtësi.

Mësohet se ky grup pune do të përbëhet nga 3 deputetë të PS-së,  më konkretisht Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 përfaqësues nga Partia Demokratike, Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është shprehur se nevoja për ndryshime ka ardhur pas raportimeve të krerëve të institucioneve të pavarura, me qëllimin për të përmirësuar funksionalitetin e sistemit të drejtësisë, por pa e specifikuar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Me vendim të Kryesisë së Komisionit në vijim të raportimeve të institucioneve të pavarura dhe të nevojave që ngritën institucionet e drejtësisë për disa ndryshime në kuadër të përmirësimit të funksionalitetit të sistemit të drejtësisë është ngritur një grup pune me përfaqësues nga PD dhe PS që po punon së bashku me ekspertët dhe partnerët ndërkombëtar për adresimin e këtyre shqetësimeve”, është shprehur Bushka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE