Një lajm i mirë në horizont? Fjoralba Ponari po provon veten si mama!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një lajm i mirë në horizont? Fjoralba Ponari po provon veten si mama!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra.  Megjithatë, duket se gjërat mes tyre janë aq serioze sa mund të kemi dhe një hap të madh ose të paktën kështu na la Fjoralba të kuptojmë me Instastory-n e saj më të fundit. Teksa ka ndarë një foto ku shfaqet duke mbajtur në prehër një fëmijë krahas ka shkruar: “Po e provoja si do të dukesha me bebe!”

Në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE