Shqiperia heq vizat me Kazakistanin, Këshilli i Ministrave publikon vendimin!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiperia heq vizat me Kazakistanin, Këshilli i Ministrave publikon vendimin!

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjelltë të vizave me Kazakistanin.

Vendimi është bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

VENDIMI

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizaNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE