89 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete
89 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit nga 720 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë në Tiranë, 8 Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korcë, Skrapar, 1 pacient në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh.
Janë 1,152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (15 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 107
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 720
Testime totale 1,973,008
Raste pozitive 330,238
Raste të shëruara 325,500
Raste Aktive 1,152
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 497
Shkodër 123
Durrës 113
Elbasan 95
Fier 82
Vlorë 59
Korçë 47
Gjirokastër 46
Berat 47
Dibër 22
Lezhë 14
Kukës 8