“Dua të bëhem si babi”/ Stresi tregon ëndrrën e fëmijërisë: Doja të isha njeriu më i besuar i Sali Berishës!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dua të bëhem si babi”/ Stresi tregon ëndrrën e fëmijërisë: Doja të isha njeriu më i besuar i Sali Berishës!

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, nuk ngurron të shprehë hapur simpatinë dhe mbështetjen e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Së fundmi teksa ka zhvilluar një bisedë në Instagram me ndjekësit e tij, ai është pyetur se cila është ëndrra e tij e fëmijërisë. E teksa të gjithë mund të prisnin diçka në lidhje me muzikën dhe me karrierën që ai ka ndërtuar tashmë në vend, Stresi i ka habitur të gjithë.

“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë,”- tha Stresi për kreun e PD, teksa ndau edhe një foto ku shihej afër Berishës kur ka qenë 7 vjeç.

I ati, Sali Lushaj, ka qenë për vite me radhë, truproja i kryedemokratit Sali Berisha dhe nuk është çudi që dhe i biri të ketë dashur të bëjë të njëjtën gjë.

“Dua të bëhem si babi”/ Stresi tregon ëndrrën e

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE